Dalin pamjet/ 7 makina të shkrumbuara, zbulohet emri i pronarit të biznesit që iu vu flaka në Kamëz. Çfarë fiksuan kamerat e sigurisë

05/06/2024 09:57

Një zjarr i madh ka rënë në orët e para të mëngjesit në një biznes për dhënien e automjeteve me qira në Kamëz, në pronësi të Edjon Hoxhës.

Policia sqaroi se ngjarja ka ndodhur në orën 04:00 në rrugën “Donald Trump” dhe si pasojë e zjarrit janë djegur 7 automjete.

Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar pamjet për Top Channel, ndërsa hetimet paraprake dyshohet se zjarri është vënë në mënyrë të qëllimshme.

Në pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, janë konstatuar 2 persona që në duar mbajnë shishe me lëndë djegëse. Dyshohet se ata janë futur brenda biznesit dhe i kanë vënë flakën makinave.

 

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA