Pavarësisht se kanë kaluar 20 vjet nga divorci i Jennifer Aniston dhe Brad Pitt mesa duket ka ende disa gjëra të cilat nuk janë mbyllur plotësisht.
Dyshja e njohur e Hollywood-it u martua në vitin 2000 dhe pas pesë vitesh njoftuan edhe ndarjen e tyre me anë të një deklarate ku thuhej se:
Dëshirojmë të njoftojmë se pas shtatë vitesh së bashku kemi vendosur të ndahemi zyrtarisht. Për ata që ndjekin këto lloj gjërash, dëshirojmë të shpjegojmë se ndarja jonë nuk është rezultat i ndonjë spekulimi të raportuar nga mediat online. Ky vendim është rezultat i një diskutimi shumë të mirëmenduar. Ne mbetemi miq të përkushtuar dhe të kujdesshëm me dashuri dhe admirim të madh për njëri-tjetrin.
Spekulimet e përmendura në deklaratë ishin në lidhje me romancën e përfolur të Pitt me yllin e “Mr & Mrs Smith”, Angelina Jolie sepse mendohej se aktori kishte lënë Aniston për Jolie. Në atë kohë ata e mohuan këtë gjë. Pavarësisht faktit se Angelina Jolie dhe Brad Pitt tani janë në telashe për shkak të divorcit dhe akuzave që kanë bërë kundrejt njëri-tjetrit.
Top Channel