Bardhi e akuzoi për punësim të familjarëve në Prokurori, reagon Felaj: Je çingije që u bëre ministër me 3 muaj pune, ndryshimet ligjore i propozove ti

05/06/2024 17:42

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve se i vetmi prokuror që i është shmangur vetingut, është bashkëshorti i deputetes socialiste, Ermonela Felaj.

“Prokurori Bledar Valikaj, bashkëshorti i deputetes Ermonela Felaj, është i vetmi prokuror në Republikën e Shqipërisë që nuk i është nënshtruar vetingut në asnjë komponent. Kushtetuta thotë që ccdo prokuror që do të rrijë në sistem, duhet t’i nënshtrohet vetingut.

Sot i vetmi prokuror në Shqipëri është Bledar  Valikaj, që nuk ka kaluar sistemin e vetingut. Po ashtu ka një shqetësim që në të njëjtin institucion janë emëruar 4 anëtarë të një familje. Këtu kemi të bëjmë me vendimmarrje në konflikt të interesit,” tha Bardhi.

Pas akuzave të Bardhit, nënkryetarja e Kuvendit në një postim në rrjetin social Facebook e konsideron shpifje deklaratën e tij.

mes deklaratës, Felaj thekson se “por meqë vijon të thuash në publik se u ndryshua ligji për statusin e magjistratit për interesa të mi, duhet që publiku ta dijë se ti ishe eksperti i vetëm i grupit tënd në shkurt të vitit 2018 , ai që propozove draftin me parashikimet e reja që janë sot në fuqi dhe në vend të atyre dispozitave që shfuqizoi Gjykata Kushtetuese në ligjin për statusin e magjistratit”.

“Goja të cilës duhet t’i vihet protezë si një masë me dobi për higjenën e veshit, është ajo e atij për të cilin kolegët e vet thonë se nuk e ka problem as kur betohet për shpirt të të atit .. #Gaz B..meqë paske pyetur sot për familjen time

I keni marrë përgjigjet ti dhe çdo gojë që është shqyer m’u si ti në shpifje ; por meqë vijon të thuash në publik se u ndryshua ligji për statusin e magjistratit për interesa të mi, duhet që publiku ta dijë se ti ishe eksperti i vetëm i grupit tënd në shkurt të vitit 2018 , ai që propozove draftin me parashikimet e reja që janë sot në fuqi dhe në vend të atyre dispozitave që shfuqizoi Gjykata Kushtetuese në ligjin për statusin e magjistratit, përfshirë dhe papajtueshmërinë ambientale.

E solle ti, e propozove ti dhe e diskutoi dhe mbështeti në vijim komisioni i ligjeve, në të cilin as nuk bëja pjesë në legjislaturën e kaluar , sikundër më herët kur u zgjodhën trupat e vetingut dhe u konstituan KLP e KLGj s’kam pasur as mandat deputeteje qe të votoja kënd sipas mendjes tënde të vogël! Sigurisht ti bëre detyrat që të dha partia jote dhe jo interesat e mia afërmendsh! Por gjuha jote e mbrapshtë lëpin gjithçka që i serviret ose e sheh si ushqim për inferioritetin e vet, ndaj të gjithë atyre që rrugën e jetës dhe të karrierës e kanë ndërtuar vetë, me mund e sakrifica, duke e filluar nga *gaveta siç thotë një shprehje, pa iu servilosur, pa i ndenjur pas xhaketës dikujt dhe natyrisht jo si specialisti/çingija që partia e bëri ministër me gjithsej 3 muaj punë në jetë të vet”, shkruan Felaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA