33-vjeçari nga Kopliku i vë flakën makinës së tij, ndërhyjnë në kohë forcat zjarrfikëse

05/06/2024 10:25

Një makinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në orën 04:50, në Koplik.

Policia sqaron, se shtetasi A. L., 33 vjeç, banues në fshatin Zagore, dyshohet se i ka vënë zjarrin automjetit të tij, tip “Golf”.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë shuar flakët.

Shtetasi A. L., i cili dyshohet se vuan nga probleme mendore, është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA