Pas debateve të ashpra maxhorancë-opozitë/ Dëshmia e Rrumbullakut në Komisionin Hetimor të Sistemit TIMS vijon me dyer të mbyllura

04/06/2024 19:43

Dëshmia e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në Komisionin Hetimor të sistemit TIMS vijon me dyer të mbyllura.

Zhvillimi i kësaj mbledhjeje shkaktoi debate të ashpra mes  kryetarit të komisionit hetimor të TIMS, Ervin Salinji dhe nënkryetarit Toni Gogu.

Tetë anëtarët e maxhorancës votuan kundër votimit me dyer të hapura, kurse 6 deputetë të opozitës votuan pro.

“Vijojeni në terr, si lakuriqët e natës”, u shpreh Salianji i cili ishte kundër vendimit të zhvillimit të dëshmisë me dyer të mbyllura.

Rrumbullaku u shpreh se dëshmia e tij përbën sekret hetimor dhe se nëse pyetjet kanë informacione të deklasifikuara, atëherë ai nuk do të përgjigjet.

Kryetari i komisionit propozoi që dëshmia e Rrumbullakut të vijonte me dyer të hapura dhe në momentin që mund të përmendshin informacione që përbënin sekret hetimor atëherë do të vijonte me dyer të mbyllura. Por pasi u hodh në votim ky propozim u rrëzua.

Pjesë nga debati në komision:

Rrumbullaku: Mbështes deklaratën time në raport me atë që i kam dërguar komisionit hetimor. Do të mbroj veten dhe do të dëshmoj i vetëm, dy kolegët që kam në krah nuk kanë të bëjnë me procesin.

Salianji: Pyetjet e këtij komision nuk kanë të bëjnë me sekret shtetëror, do të ishte shteruese që mbledhja do të ishte publike.

Rrumbullaku: Nëse prezenca e dy kolegëve të mi mund të konsiderohet i tepërt, mbetet në vendimmarrjen tuaj, sa ai përket deklaratës kërkesa ynë mbështetet mbi ligjin në komisionet hetimore, dëshmia ime përbën sekret për arsye të cilat do t’i shpjegoj pas vendimit të komisioni.

Salianji: I njëjti qëndrim duhet të ishte edhe për vazhdimin në detyrë edhe të zotit Ervin Muça pavarësisht se nuk ka certifikatë sigurie.

Salianji: Të jetë e hapur për aq kohë sa nuk ka dokumente të sekret shtetëror, keni bërë bojkote disa herë thoni duam kafe ikni për peshk.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA