Seanca e parë për dosjen “Revanshi”, në sallë vetëm një prej të akuzuarve, Durim Bami dhe Aldo Avdyli përfaqësohen nga avokatët Mbas apelit të parë ku kërkoheshin hetime intensive për të zbardhur sulmin ndaj Sokol Mëngjesit, komuniteti i avokatëve nis mesazhin e dytë.
Për tre ditë sipas këshillit të përgjithshëm të avokatëve, avokatët në të gjithë vendin do të braktisin çdo proces civil, penal dhe administrative. Përjashtim bëjnë vetëm seancat e masave të sigurisë.
Mbledhja u thirr një ditë pasi avokati Sokol Mëngjesi, i cili vazhdon të jetë i intubuar prej një jave, u transportua për kurim më të specializuar në Greqi. Sokol Mëngjesi u sulmua nga dhëndëri i klientit të tij Dritan Nano, që të dy të arrestuar.
Konflikti me avokatin kishte nisur mbasi i dyshuari nuk po respektonte kontratën mbi një process pronësie, për të cilën familjarët e Nanos kanë denoncuar në polici se është falsifikuar nga një tjetër i afërm i tyre.
Konkretisht në mbledhje u vendos:
1. Bojkotimin e të gjitha proceseve gjyqësore civile, penale dhe administrative në të gjitha nivelet e gjykatave përfshi edhe Gjykatën Kushtetuese, për tre ditë duke filluar nga dita e nesërme dt.05.06.2024.
2. Përjashtohen nga procesi i bojkotit çështjet penale me objekt caktimi, ndryshimi, zëvendësimi dhe shuarje të masave të sigurimit .
3. Mospjesëmarrja e avokatëve në proceset civile dhe administrative është arsye objektive për tu shtyrë proceset nga ana e Gjykatave pa të drejtën e vazhdimit të procesit në këto tre ditë.
4. Moszbatimi i këtij vendimi nga çdo avokat përbën shkelje të rëndë disiplinore ndaj të cilit do të bëhet procedim disiplinor nga Komiteti i Disiplinës duke vendosur deri në heqje të licensës.
Top Channel