“Baltë e pamerituar, e eksportuar nga Shqipëria”/ Rama reagon ndaj investigimit të RAI 3: Sulm ndaj flamurit tonë kombëtar

04/06/2024 14:05

Kryeministri Rama, nëpërmjet një videomesazhi, e “një baltë të eksportuar nga Shqipëria drejt Italisë” dokumentarin e RApër vendin tonë.

Kreu i qeverisë u shpreh se dokumentari ishte baltë u prodhua në Tiranë për luftën politike ndaj tij dhe qeverisë. Ai shkoi më tej kur tha se “ky cenim sidomos nga vendet fqinje, është një sulm mbi flamurin dhe mbi dinjitetin tonë”.

“Ishte fyese sepse përtej personales, keqardhjes, dhimbjes nga padrejtësia e imponuar e vendosjes në shënjestër, për shkak të fushatës elektorale në Itali e të luftës mediatike atje, ndaj homologes sime në krye të qeverise italiane, kjo eksperiencë kishte ne përmbajtje shume baltë për Shqipërinë; baltë e prodhuar këtu, në Tirane, për luftën politike ndaj meje e qeverise sonë dhe këtë ju e dini të gjithë.

Dhe e gjithë ajo baltë e eksportuar nga këtu në Itali dhe e ekspozuar në ekranin e Shërbimit Publik italian, me lloj-lloj emra shqiptarësh e me dyshime të pambështetura në fakte, pa asnjë interes për publikun italian, që as nuk di e as nuk i intereson kush është X-i e Y-ni në Shqipëri, ishte padyshim një baltë krejt e pamerituar mbi Shqipërinë dhe shqiptarët.

Dëgjoni, Shqipëria s’është më ajo që ishte, kjo shihet kudo, flitet ngado, mirëpo disa që janë mësuar ta na shohin e ta trajtojnë Shqipërinë si vend të botes së tretë, nuk na e falin dot suksesin, çlirimin nga hijet e të shkuarës, kokën e ngritur lart. Prandaj dhe pesë kulla në Tiranë ju duken si 500 ngaqë as e kanë imagjinuar që Tirana do të bëhej kjo që vetëm sapo ka filluar të duket , se skanë parë gjë akoma. Dhe e vetmja mënyrë që gjejnë, me ndihmën e gojëve mos e themi të politikanëve pa atdhe e të papagajve të tyre pa skrupuj, është të hedhin baltë për të  na pikturuar pacipërisht si mafiozë, trafikantë, kriminelë… 

Po për mua cenimi me gjysmë të vërteta i Shqipërisë në gjuhë të huaj, nga cilidoqoftë e sidomos nga vendet fqinje, ku jeton edhe pjesa më e madhe e shqiptarëve të Europës, është një sulm mbi emrin, mbi nderin, mbi flamurin tonë kombëtar, mbi çdo shqiptar dhe pikë. Kush e bën, duhet ta mësojë se koha kur shteti shqiptar, qeveria, kryeministri i Shqipërisë, rrinin si skutha që bënin te fortin me të dobëtit këtu brenda dhe te menderosurin para të huajve, ka vdekur”.

Lexo edhe: Rama intervistë për RAI3! Akuzat për përfshirjen e politikës në krim, përplasje të forta me gazetarin italian

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA