Vdekja e minatorit në Bulqizë, shkak u bë shembja e gurëve! Nis hetimi ndaj drejtuesit teknik, përgjegjësit dhe brigadierit

03/06/2024 10:04

Vdekja e minatorit Zeni Murati u shkaktua nga shembja e një masivi dherash në galerinë ku ai punonte, sipas hetimeve paraprake.

Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë i mori jetën 53-vjeçarit. Për pasojë, ka nisur hetimi për drejtuesin teknik, H.D., 64 vjeç, përgjegjësin teknik A.A., 69 vjeç dhe brigadierin M.S., 53 vjeç.

Policia e Bulqizës, po ashtu njofton për hetimet lidhur me vdekjen e 30-vjeçarit Klodian Kala, i cili ra në kontakt me rrymën elektrike, e ndërruar jetë, teksa peshkonte në lumë. Shtetasit A.K., 45 vjeç, dhe E.J., 33 vjeç, banues në Bulqizë janë vënë nën hetim për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”.

Top Channel