Kryeministri Edi Rama u është kundërpërgjigjur kritikëve për investigimin e RAI-t.
“U mbars mali polli një mi dhe tani minj, hardhuca e zhapikë kanë kohën e ahengut të fitores në humbje! Është koha e daljes së shpirtit të së keqes që mpaket e çirret, ndërkohë që Shqipërinë as e ndal dot më kush dhe as e nëpërkëmb dot më askush”, shkruan Rama në X.
U mbars mali polli një mi dhe tani minj, hardhuca e zhapikë kanë kohën e ahengut të fitores në humbje! Është koha e daljes së shpirtit të së keqes që mpaket e çirret, ndërkohë që Shqipërinë as e ndal dot më kush dhe as e nëpërkëmb dot më askush.
— Edi Rama (@ediramaal) June 3, 2024
Grupi Parlamentar i PD kërkoi mocion me debat në Kuvend, pas investigimit të RAI3.
Sipas kreut të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi investigimi i emisionit Report në Rai 3, si dhe pasqyrimi në mediat e tjera ndërkombëtare të këtij realiteti të trishtë për vendin dhe të ardhmen e tij europiane, meriton një trajtim serioz nga Kuvendi.
Top Channel