Deputeti Dashamir Shehi, pjesë e panelit të emisionit Top Story në Top Channel tha se RAI 3 mund të kenë një orientim të caktuar dhe nuk e pëlqen marrëveshja me Melonin dhe për këtë arsye ka realizuar investigimin.
Shehi: Ata mund të kenë një orientim të caktuar dhe nuk u pëlqen marrëveshja me Melonin, jo vetëm s’ka sukses por edhe elementë korruptivë, ne na interesojnë këto, ne e kemi diskutu marrëveshjen këtu, unë e kuptoj pse është bërë nuk më pëlqen, duke qenë një marrëveshje e bërë me shtetin italian për të cilin kemi shumë detyrime por që pas marrëveshjes mund të fshihet çdo lloj gjëje. Përtej defekteve unë do ta kisha aprovu për këtë lloj detyrimi politik që kemi, do më kishte pëlqy që Italia të vinte me botën financiare, se sa të paraqitej kjo qeveri me këtë lloj marrëveshjeje. Çfarë fiton Shqipëria, diçka ekonomikisht një raport më të privilegjuar me Italinë , kam thënë që nëse marrëveshja është e lidhur me pensionet hallall që u shty një proces siç ishte ai i pensioneve. Pse Shqipëria është Edi Rama? Shqipëria ëhstë atdheu ynë.
Top Channel