Marrëdhëniet aspak të mira mes fëmijëve të familjes dhe Brad Pitt janë arsyeja kryesore e ndryshimit të mbiemrave, qoftë zyrtarisht apo jo.
Në qendër të këtij ndryshimi, megjithatë, mund të jetë shembulli që kishte dhënë vetë Angelina me rastin e marrëdhënies së keqe që kishte me të atin, Jon Voight.
Marrëdhëniet midis babait dhe vajzës ishin acaruar që kur Angelina ishte e re, pasi Voight tradhtoi nënën e saj Marcheline dhe kur u nda me të gjërat u përkeqësuan edhe më shumë. Këtë e ka pranuar edhe vetë Voight, 22 vite më parë, duke folur për Entertainment Weekly, duke e karakterizuar në mënyrë të keqe vajzën e tij. “Vajza ime nuk ishte kurrë normale për shkak të mënyrës se si unë sillesha në martesën time”.
Komentet e hidhura të Voight vazhduan pas divorcit të Jolie nga Billy Bob Thornton. Në veçanti, aktori fitues i çmimit Oscar kishte thënë se mendonte se martesa e tyre nuk do të funksiononte, pasi “të dy kishin probleme serioze”. Pikërisht atëherë Angelina hoqi zyrtarisht mbiemrin Voight, duke mbajtur vetëm mbiemrin e saj artistik, Jolie. Duhej të kalonin tetë vjet para se të flisnin përsëri, me rastin e martesës së saj me Brad Pitt dhe nxitjes së tij për t’u ribashkuar me të atin.
Megjithatë, Jolie kishte deklaruar edhe më parë se kishte mbajtur qëllimisht një distancë nga babai i saj, sepse mendonte se kishin një marrëdhënie jo të shëndetshme . Ajo u përpoq ta ripërcaktojë atë marrëdhënie, duke thënë se ata ishin përpjekur të ishin miq, por nuk kishin më kontakte pas divorcit të saj nga Pitt. Një vit më vonë pati një tjetër përpjekje pajtimi, e cila duket se ka ndodhur për një periudhë kohore, megjithatë askush jashtë familjes nuk mund ta dijë me siguri se cili është statusi i marrëdhënies së tyre sot, pasi Voight së fundmi e sulmoi Jolie.
Angelina Jolie mund të mos i ketë inkurajuar vetë fëmijët e saj që të ndryshojnë mbiemrat e tyre, por nëse ata janë rritur në një shtëpi ku shohin vazhdimisht pasojat e një marrëdhënieje të trazuar baba-bijë, ka shumë të ngjarë që ata mendojnë se e vetmja zgjidhje për tu distancuar nga marrëdhëniet e trazuara me babanë e tyre është largësia prej tij . Kjo distancë është arritur emocionalisht, pasi duket se ata nuk kanë asnjë kontakt me Brad Pitt-in dhe plotësimi formal i saj është ndryshimi i mbiemrit.
Top Channel