Një skemë mashtrimi me miliona lekë është zbuluar nga ana e policisë së Tiranës.
Gjithçka ishte ideuar nga 34 vjeçari Ledio Vrapi për të cilin gjykata ka nxjerrë një urdhër arresti dhe policia e ka shpallur në kërkim.
Ai së bashku me 4 punonjës të “Fondit Besa” kanë mashtruar të paktën 11 qytetarë të ndryshëm duke marrë kredi në emër të tyre.
Në kontakt me qytetarët hynte Ledio Vrapi I cili u merrte fotokopje të kartës së identitetit me pretendimet për të çelur llogari bankare dhe për të tërhequr shuma parash nga banka, në mënyrë që ai të mos tërhiqte vëmendjen e autoriteteve shtetërore. Pas çeljes së llogarive dhe tërheqjes së parave, ai i ka dhënë secilit nga personave nga 50 000 lekë si shpërblim. Por këto para në fakt ishin të qytetarëve në emër të të cilëve Ledio Vrapi merrte kredi në institucione të ndryshme financiare.
Kreditë kishin vlera që varion nga 5-7 milionë lekë të vjetra, të cilat transferoheshin në numrat e llogarive të vetë personave dhe përvetësoheshin pas tërheqjes nga Ledio Vrapi. Në këtë veprimtari të paligjshme është përfshirë edhe noterja Majlinda Demollari, e cila dyshohet se ka kryer noterizimin e kontratave me palë qytetarët e mashtruar që nuk kanë qenë të pranishëm dhe që nuk i kanë nënshkruar këto kontrata dhe për të cilët janë paraqitur të dhëna të rreme lidhur me adresat e banimit dhe të dhënave të tjera.
Masat u dhanë për:
Arrest në shtëpi”, për shtetasen Majlinda Demollari, 55 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal dhe masa e “Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, për veprën penale të “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal;
– “Arrest në shtëpi”, për shtetasen Lindita Ndroqi, 55 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/3 dhe 25 i Kodit Penal;
– “Arrest në shtëpi”, për shtetasen Lindita Peci, 39 vjeçe, e dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/3 dhe 25 i Kodit Penal;
– Eros Aliu, 33 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/3 dhe 25 i Kodit Penal.
Është shpallur në kërkim shtetasi Ledio Vrapi., 34 vjeç, banues në Gjermani, për të cilin është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/3 dhe 25 i Kodit Penal.
Shtetasi Ledio Vrapi, ka mashtruar shtetas të ndryshëm duke u thënë se i nevojiteshin të dhënat e tyre për të çelur llogari bankare dhe për të tërhequr shuma parash nga banka, në mënyrë që ai të mos tërhiqte vëmendjen e autoriteteve shtetërore. Pas çeljes së llogarive dhe tërheqjes së parave, ai i ka dhënë secilit nga shtetasve nga 50 000 lekë si shpërblim.
Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Ledi0 Vrapi me anë të fotove të kartave të identitetit të këtyre shtetasve ka marrë kredi pranë institucionit financiar “Fondi Besa”, shuma parash që variojnë nga 5-7 milionë lekë të vjetra, të cilat janë transferuar në numrat e llogarive të shtetasve dhe janë përvetësuar pas tërheqjes nga L. V.
Në këtë veprimtari të paligjshme është përfshirë edhe noterja Majlinda Demollari, e cila dyshohet se ka kryer noterizimin e kontratave me palë shtetas që nuk kanë qenë të pranishëm dhe që nuk i kanë nënshkruar këto kontrata dhe për të cilët janë paraqitur të dhëna të rreme lidhur me adresat e banimit dhe të dhënave të tjera.
Në përfundim të këtyre veprimeve, nga ana e punonjësve të institucionit financiar, “Fondi Besa” konkretisht Lindita Ndroqi, (përgjegjëse zyre) Lindita Peci, dhe Eros Aliu, (oficerë kredie), janë mbajtur relacionet dhe vendimet e miratimit të kredive, të bazuara në të dhëna të rreme, të cilat nuk i përkasin palëve në cilësinë e debitorëve.
Masat e sigurisë u ekzekutuan nga krimi ekonomiko financiar.
Top Channel