Një nga ngjarjet më të përfolura ka qenë ndarja e Argjira Spancës nga partneri i saj Graciano Tagani.
Dyshja janë përballur me një krizë në lidhjen e tyre, por tashmë tregojnë se e kanë kapërcyer.
Çifti zbuloi më tepër detaje nga jeta e tyre personale, ndërkohë që u pyetën edhe nga moderatorja Beniada Nishani për dasmën.
Graciano Tagani: Më thanë do vish në intervistë dhe jo në gjyq.
Argjira Spanca: Edhe të kanë mashtruar.
Graciano Tagani: Çdo çift kanë uljet dhe ngritjet e veta, dhe ne e kishim një ulje. Sa dola unë u ngritëm.
Beniada Nishani: Shumë veta thanë që këto po bëjnë kot.
Argjira Spanca: Edhe unë e kam lexuar këtë vërdallë që është thjesht një lojë, paçka se ata që më njohin e dinë që nuk do e bëja një gjë të tillë. Prandaj unë kam qenë pak e larguar nga mediat këtë periudhë. Tani që jemi mirë dhe e kemi folur me njëri tjetrin, nuk e kam problem të flas tashmë nëpër media për periudhën që ne kemi kaluar.
Graciano Tagani: Gjira është shumë e mbyllur për sa i përket jetës personale. Unë e kam thënë që frymoj për atë, realisht e dua shumë.
Beniada Nishani: Unë tani pres vetëm ftesën për martesën, sepse propozimi është bërë. Unë dua datën fiks.
Graciano Tagani: Ideja është që kam pasur një Big Brother të lodhshëm dhe sa të mbarojmë sezonin televiziv do të bëjmë vetëm disa pushime.
Top Channel