Liam Mandiaro, në një intervistë për “S’e Luan Topi”, rrëfeu ndjesitë e arrestimit të beftë, vetëm pak orë pasi ishte bërë pjesë e “Big Brother VIP”.
Ish-banori përshkroi si eksperiencën më të keqe ndalimin nga policia brenda shtëpisë më të famshme, ndërsa u shpreh se zgjidhja situata mund të menaxhohej krejt ndryshe.
“Në këtë format, nuk ka ndodhur kurrë diçka e tillë, që një person të futet në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë dhe të merret pas 24 orësh dhe të dërgoj diku tjetër. Kur, mendoj unë, mund të kishte pasur edhe alternativa të tjera, por sikurse thonë, kur të vijnë mend, nuk t’i hanë as qentë. Unë nuk kam qenë në dijeni për asgjë.
Unë kuptova që çdokush mund të shkojë në burg, jo vetëm unë. Ndjesi e keqe është”.
Top Channel