Një tjetër minator ka humbur jetën teksa punonte në një nga galeritë private të Zonën D të minierës së Bulqizës.

Sipas policisë lokale të Bulqizës, minatori i cili ka humbur jetën, është Zeni Murati rreth 60 vjeç, i cili punonte me detyrë minator në ketë subjekt minerar.

Gjatë punës, është shkëputur një pjesë materiali nga tavani i galerisë, duke i marrë jetën.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë. Pak ditë më parë, një tjetër aksident ndodhi edhe në një nga minierat e Martaneshit në Bulqizë, ku humbi jetën një minator dhe u plagos rëndë një tjetër.

Top Channel