Ujërat e zeza derdhen në tokat bujqësore, Braçe: Krim mjedisor! Ose bashkia e Lushnjës merr masa, ose me ne do të përballet shumë keq

01/06/2024 22:41

Deputeti socialist Erion Braçe ka denoncuar publikisht derdhjen e ujërave të zeza të Lushnjës në Divjakë.

“Kam ardhur këtu në territor të bashkisë së lushnjës, ky është krim mjedisor; e konsumon bashkia Lushnjë me veprim e mosveprim, dëmi është kolosal në Divjakë dheee, nuk reagojnë fare, po fare fare fare!

Nuk pyesin-që mos them unë atë llafin që mendoj! janë njoftuar prej bashkisë Divjakë një herë, dy herë, tre herë, me shkrim, me gojë, publikisht, por përsëri vijojnë të konsumojnë të njëjtin krim! kjo që po u tregoj është prova; buzë rrugës nga rotonda e grabianit-tre ura, kalon emisari i tërbufit, i cili vijon deri tek portat e kularit e pastaj në det; në këtë pikë ku ndodhem, emisari ushqehet nga një kanal horizontal (me autostradën), në të cilin bashkia Lushnjë derdh ujërat e zeza të fshatit Dushk, bashkë me mbetjet e fabrikës së vajit dhe një super kompleksi viçash për majmeri!

Ndotja është kaaaataaaastroooofiiiiiikeeeeee! Krim mjedisor jo vetëm publik, por ëshë i tmerrshëm! Tani, ky është fundi! me hir apo me pahir është fundi! Sis sot dhe mbaron kur këtu të mos derdhen më qelbësirllëqe. Ose bashkia e Lushnjës merr masa ose me ne do të përballet shumë keq”, thotë Braçe.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA