Trondit drejtoresha e qendrës për Aftësitë Ndryshe: Nënat luftojnë të vetme, burrat i braktisin ose…

01/06/2024 18:03

Gjatë puntatës së sotme të “Punë Pa Teka”, Kristi Gongo u bë punonjësja më e re e qendrës për personat me Aftësi Ndryshe.

Drejtoresha e kësaj qendre deklaroi se nënat janë ato që kujdesen për fëmijët e tyre, ndërsa baballarët largohen ose zgjedhin rrugë të tjera.

“Në përgjithësi ndodh që familjet kalojnë në krizë në momentin që konfirmojnë problemin e fëmijës. Nëna të cilat nuk e pranojnë për një kohë të gjatë, baballarë që ikin dhe e lënë nënën vetëm.

90% e rasteve janë nënat që luftojnë. Ose braktisen nga burri, ose ai nis pi alkool dhe rri në shtëpi. Atëhere i mbetet nënave të kujdesen dhe të punojnë”, tha drejtoresha.

Top Channel