Rafineria e naftës më e madhe në Afrikë nis eksportet drejt Evropës (fotot)

01/06/2024 21:48

Grupi britanik BP po transporton 45,000 ton karburant nga rafineria Dangote në Lagos drejt portit të Rotterdam.

Duke tentuar të zgjerojë tregun e saj ndërkombëtar të naftës, rafineria më e madhe e naftës në Afrikë po eksporton ngarkesat e para të karburantit të avionëve drejt Evropës, njoftonin sot mediat nigeriane.

Korporata ndërkombëtare British Petroleum po transporton 45,000 ton karburant avionësh nga rafineria Dangote në Lagos, qendra industriale e vendit, drejt Rotterdam në Holandë, me anijen transportuese Doric Breeze, sipas raprotimit të analistëve S&P Global Commodity Insights.

Rafineria $20 miliardëshe është hapur zyrtarisht në maj 2023 për të prodhuar produkte të përpunuara nafte për tregun global.

Nigeria është prodhues madhor nafte dhe anëtar i vendeve të OPEC, por kontributi i saj për tregun global kishte rënë në 2 milionë fuçi në ditë, sipas rrjetit afrikano-jugor AriseNews.

Kontrata me grupin global BP parashikon 120,000 ton të transportuara drejt Rotterdam, njoftojnë burimet, një pjesë e ë cilave do të bëhet me kompaninë energjitike spanjolle Cepsa, e cila gjithashtu do të furnizojë kontinentin.

Dërgesa e parë evropiane demonstron cilësinë e produkteve të rafinerisë Dangote që ka përmirësuar operacionet e saj për të konkurruar në tregun global e afrikan.

Dangote ka eksportuar gjithashtu tetë ngarkesa karburanti prej muajit që shkoi drejt Senegal, Togo e Gana, sipas të dhënave te CAS. Ndërsa grupi BP pritet të vazhdojë operacionet në tregun afrikan, shtojnë burimet.

Rafineria dhe kompleksi petro-kimikateve në zonën Lekki pranë Lagos, është nga më të mëdhenjtë në botë dhe prodhon naftë e benzinë të cilësisë  Euro-V, si dhe vajgur avionësh e nënprodukte nafte.

Kur të arrijë kapacitetin e tij të plotë impjanti  besohet se dyfishon kapacitetin  e vendit në këtë profil.

Rafineria shtrihet në një hapësirë prej 2,635ha në lagunën Lekki, një vendndodhje e përshtatshme për transportimet ndërkombëtare të produkteve në tregjet ndërkombëtar, shtojnë autoritete vendase.

Rafineria Dangote ka një kapacitet vjetor përpunimi prej 10.4 milion ton vjaguri, dhe gjysma e kesaj si kapacitet për naftë e benzinë avionësh.

Mes nënprodukteve kapaciteti llogaritet në 0.69 milionë ton polipropilen, 0.24 milionë ton propan, 32,000 ton sulfur e 0.5milionë ton ushqyes karbonik./Emmanuel Addeh/

FOTO GALERI
1/3
Rafineria $20 miliardëshe është hapur zyrtarisht në maj 2023 për të prodhuar produkte të përpunuara nafte për tregun global.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA