Programet ekonomike para zgjedhjeve, Berisha kërkoi rikthimin e taksës 10%, Basha e ul një më pak. Kreu i PD: Në SHBA pa viza brenda mandatit

01/06/2024 12:12

1 vit nga zgjedhjet parlamentarë niveli i taksave është oferta e demokratëve për joshur elektoratin. 

Lulzim Basha premton rikthim tek taksa e sheshte por në nivelin 9% përqind, nga 10 përqind që Sali Berisha premtoi një ditë më parë.

“Taksa e sheshte 9 %..tatim fitimi 9%, tatim për të ardhura personale 9%, dividenti me taksën e sheshtë 9% edhe për profesionet e lira, bizneset e vogla nën 14 milion lekë të reja nuk do jenë subjekt i kësaj takse”, tha Basha.

Gishtin e fajit e drejtoi drejt vetes, kur u ndal tek zgjidhja përfundimtare e problemit te pronave.

“Fajtori me i madh për moszgjidhjen e problemit të pronës jemi ne. Kjo parti duhet të marrë  përgjegjësinë historike, për mos zgjidhjen madje katranosjen edhe më tej të problemit të pronës, duke filluar me ndjesën më të thellë ndaj ceo orinari dhe pronareje shqiptare”, tha ai.

Një vend të rëndësishëm në programin elektoral të demokratëve zë edhe bujqësia.

“100 mln euro subvension për fermerët shqiptarë. Çdo vit 50 mln euro zhvillim infrastrukture”, tha Basha.

Lulzim Basha  premtoi rritje pensionesh dhe status  të njëjtë  si ish ushtarakët për ish përndjekurit politik. Ndihmë për familjet e reja dhe heqje te vizave me Amerikën ishin zotimet PD zyrtare nëse fiton zgjedhjet.

Basha: I hedh dorashkën kundërshtarit të debatoje me ne propozimet tona.

Programin elektoral Lulzim Basha para se ta bënte publik e konsultoi me partneret e CDU/CSU.

Programi i Partisë Demokratike

FONDI PËR MIRËQENIEN E FAMILJES:
2,000 për çdo bebe. 20 mijë euro për femijën e trete

30 mijë çifte të reja shqiptare marrin subvencionim të plotë të interesave për kredi për shtëpinë

2. MENDJE E SHËNDOSHË, TRUP I SHËNDOSHË:
Drekë për nxënesit ne gjithe shkollat 9 vjecare dhe te mesme dhe shkolle gjate gjithe dites kurse kompjuteri, gjuhe te huaj, klasa arti dhe klasa sportive deri ne oren 16

3. NEXTGEN:
Trajnim/praktike punë e paguar 1 vjeçare për të marrë një profesion per 10mijë te rinj pas shkolles se mesme (qe nuk vazhdojne universitetin) por edhe për student të sapodiplomuar, si urë lidhëse mes shkollës dhe tregut të punës.

Katër Kampuse Kombëtare ku do te trajnohen 25 mijë te rinj në fusha prioritare të teknologjisë së informacionit dhe programimit.

4. FLAT TAX 9 %

5. PROFESIONET E LIRA TATIM 9%

6. REFORMA E PRONËS!
Zgjidhet menjëherë pa burokraci. Kthim i menjëhershëm i pronës aty ku është e lirë, kompensim me vlerë tregu ku është zënë. Lëshimi i obligacionit/bonove nga shteti, që paguhen çdo vit me 1/20 e vlerës. Regjistrim i pronave me parimin Uti Posidetis.

7. MBËSHTETJE PËR FAMILJET FERMERE
Çdo vit do të akordohen
100 milion euro subvencion direkt për bujqësinë dhe blegtorinë
50 milion euro në infrastrukturë, për mbështetje të drejtëpërdrejtë Përfitues 150 mijë fermerë.

8. PENSIONET RRITJE DHE BONUS PERIODIK

9. STATUSI I TË PËRNDJEKURIT
Me vlerë monetare të barabartë me statusin e ish ushtarakut.

10. SHQIPTARËT PËR SHQIPËRINË:
5000 djem dhe vajza të moshës 18-22 vjec qe angazhohen ne 4 vite sherbim aktiv ne forcat e armatosura, bashke me trajnimin marrin nje profesion ose diplomohen me shpenzimet e shtetit. Paguhen si rezervistë deri në moshën 45 vjec.

11. KRIJOHET Xhandarmëria Kombëtare

12. NJËSIA E ZBULIMIT DHE RIKUPERIMIT TË PASURISË SË VJEDHUR: për të gjitha pasuritë e vjedhura shtetit/publikut

13. GJYKATA E AUDITIT

14. Shteti merr persiper te zeroje cdo detyrim te qytetareve ne problematikat me natyre administrative ne raport me institucionet e shtetit

15. UDHËTIMI PA VIZA NË AMERIKË BRENDA MANDATIT

Top Channel