Liam Mandiaro i cili ishte i ftuar në “S’e luan topi” ka treguar periudhën e vështirë pasi doli nga koma nga aksidenti me makinë që bëri me kolegen e tij.
Pas 16 muaj në koma, Liami përjetoi një depresion të thellë, ku rrinte mbyllur në shtëpi, vetëm hante dhe pinte alkool.
Liam Mandiaro: Ka qenë një periudhë depresive, punën e humba, çdo gjë e humba pas aksidentit dhe ishte një investim për ta filluar çdo gjë nga fillimi. Nuk doja të flisja me njeri, rrija vetëm në shtëpi, shikoja filma, haja, pija dhe u shëndosha. Po e kalova.
Erjona Rusi: Si ia dole? Një ditë u çova në mëngjes dhe thashë “dëgjo o trap, çohu se le kokrrën e namit, mbush një CV, vazhdo jetën, ec përpara, çfarë ka ndodhur ka ndodhur, lere alkoolin e kështu dhe vazhdova përpara. Fillova punë, mora një shtëpi me qira dhe vazhdova para dhe ja ku jam. Shoku im më i ngushtë ka qenë uiski në atë kohë.
Top Channel