Poeti i njohur korçar Skënder Rusi, është ndarë nga jeta në moshë 72-vjeçare, ndërkohë që i biri ka bërë postimin prekës.
Eris Rusi ka shkruar se në mëngjes është takuar me babain, por kur u largua, nga nxitimi nuk ka arritur ta përqafojë. Ndër të tjera ai ka shtuar fjalë të ndjera.
“Sot ne mengjes mora pak kohe te takoja babain tim, poetin Skender Rusi. Qeshem pak bashke, e pastaj ika me nxitim, sic eshte jeta, iluzioni jone. Nuk e perqafova, do kthehesha ne dreke perseri.
Tani babai im ka mbyllur syte, e puth e ia ledhatoj floket, aq i qete e mire duket. Por ne mendje, me fshikullojne vargjet e tij, qe i kishte per vete, i kishte per mua, i kishte per cdo lexues
TIM ETI, DY FJALË
Ku do të shkosh kështu,
me këtë kostum të ri?!
Me këto këpucë të reja
ku do të ecësh!?
Atje lart në qiell,
me kë ke lënë takim,
Dhe ne s’na ke thënë
e vazhdon të heshtësh!
Te dua bab’!
Per te gjithe ju familjare dhe miq qe doni te respektoni emrin e poetit Skender Rusi , pritja behet prane Shtepise Funerale Dea 2002 prane varrezave te qytetit qe sot nga ora 18.00. Homazhet per poetin behen neser tek teatri Andon Zako Cajupi ora 12.00.
Percjellja per ne banesen e fundit, behet neser dt.1 qershor ora 14.00″, shkruhet në postimin e tij.
Top Channel