Në nderim të 30-vjetorit të emërimit Kardinal të qëndrestarit anti-komunist, Dom Mikel Koliqi, në fshatin Gjazë të Lushnjës u vendos obelisku memorial kushtuar kardinalit të parë shqiptar, si një përkujtim ndaj rezistencës antikomuniste dhe kujtesës kombëtare të kombit.
Obelisku prej mermeri u vendos në vendin e vuajtjeve, atje ku misionari i zotit u arrestuar dhe kaloi disa vite internimi. Në ceremoni ishte i pranishëm ambasadori i Vatikanit ne Shqipëri Luixhi Bonaci, arqipeshkv i dioqezës Shkodër Anxhelo Masafra, kryetarja e bashkisë Lushnjë Eriselda Sefa, ish të persekutuar, deputetë, dhe banorë të zonës.
Ambasadori i Vatikanit lexoj mesazhin e papës ditën e vdekjes se Mikel Koliqit.
Bashkëvuajtes të kohës së internimit folën mbi kujtimet e tyre dhe figurën e Koliqit.
Shtëpia ku jetoi periudhën e internimit, e rrënuar ka ende parullat komuniste. Si një dëshmi e epokës së egër të diktaturës kjo banesë mbart kujtimet e vuajtjes se jetës së Koliqit. Dom Mikel Koliqi bëri 21 vite burg politik dhe 21 vite në internim.
Një nga figurat më të ndritura të kombit shqiptar me 8 gjuhë të huaja u bë simbol i gjakut të martirëve të derdhur gjatë diktaturës komuniste.
Top Channel