Bashkëshorti i kalërueses profesioniste Georgie Campbell e cila vdiq papritur pasi u rrëzua në një event të gjerë natyror kalërimi Devon në jug të Britanisë, i bënte sot homazhe ‘vajzës së bukur tragjike’.
37 vjeçarja Campbell vdiq pas rrëzimit gjatë kapërcimit të një pengese gjatë testeve ndërkombëtare të së dielës.
Campbell u gjet e vdekur papritur në vend, thanë mjekët në vendngjarje.
Ajo ishte e martuar me kolegun kalërues Jesse Campbell, i skuadrës kombëtare të Zelandës së Re, dhe të dy ata kishin krijuar grupin personal e profesional të kalërimit Team Campbell Eventing.
Në një postim në rrjetet sociale Campbell komentonte një imazh të bashkëshortes së ndjerë: “Kjo është foto e preferuar e bashkëshortes time të bukur, nga martesa jonë në 2021, ku shihet forca e dashuria e saj për gjithçka e këdo”.
Zonja Campbell ishte më ishte më parë kalëruese shfaqjesh para se të niste karrierën në sport.
Të dielën Campbell dhe kali i saj konkurronin në eventin CCI4*-S të garës së gjerë natyrore, kur tragjikisht ranë në pellgun para pengesës. Kali nuk pësoi dëmtime serioze nga rrëzimi.
Ajo kishte konkurruar në më shumë se 200 evente e gara duke fituar në gjashtë prej tyre. Ajo u martua me kolegun kalërues Campbell në 2020.
Shkaku i vdekjes së saj të papritur është ende duke u hetuar nga zyrtarët.
Top Channel