I shkoi ish të dashurës në shtëpi dhe e qëlloi me thikë, arrestohet aktori i “How I Met Your Mother”

31/05/2024 14:14

Aktori Nick Pasqual, i cili është shfaqur në disa projekte të njohura filmike dhe televizive si “Rebel Moon” dhe “How I Met Your Mother” është arrestuar me dyshimin se ka qëlluar disa herë me thikë ish të dashurën e tij.

Dyshohet se në 23 maj, Pasqual ka goditur me thikë ish-partneren, që më herët kishte kërkuar urdhër mbrojtje, në shtëpinë e saj në lagjen Sunland të Los Anxhelosit. Sipas CNN, e dhunuar është një grimiere 35-vjeçare, për të cilën është hapur dhe një GoFundMe për ta ndihmuar me shpenzimet mjekësore.

 “Zyra jonë, duke përfshirë Byronë tonë të Shërbimeve të Viktimave, i ofron asaj mbështetjen dhe burimet tona vajzës, teksa ajo nis udhëtimin e gjatë dhe të vështirë të shërimit nga trauma fizike dhe emocionale që i është shkaktuar. Ky incident i tmerrshëm është një kujtesë e ashpër e rreziqeve të dhunës në familje. Ne do të sigurojmë që individi përgjegjës për këtë akt skandaloz të mbahet përgjegjës për veprimet e tij”, tha në një deklaratë Prokurori i Qarkut George Gascón.

34-vjeçari akuzohet për tentativë vrasje, plagosje dhe grabitje. Ai do të ekstradohet në Los Angeles County, ku rrezikon deri në dënim maksimal nëse shpallet fajtor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA