Balluku zbulon grupin e strukturuar kriminal në ujësjellësin e Vlorës: Dosjen do e çoj vetë në SPAK!

31/05/2024 20:40

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku diskutoi për problemet e Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë, gjatë një takimi me punonjësit e kësaj kompanie.

Ministrja vuri në dukje shkeljet dhe skemat korruptive, që sipas saj ka AKUK Vlorë, madje tha se dosjen me shkeljet do ta dërgojë personalisht në SPAK.

“Ky sektor të kalonte nën mbikëqyrjen e qeverisë dhe pushtetit qendror, dhe ne e kemi nisur këtë reformë, Kemi rezultate të mirëfillta. Sot kemi një përmirësime nivelet të të ardhurave, kemi përmirësimin e humbjeve të ujit të pijshëm në rrjet. E vetmja ndërmarrje që ka një problem është ajo e Vlorës.  Por që të abuzohet në kurriz të qytetarëve të Vlorë, kjo është diçka që ju duhet ta dini zyrtarisht, kjo nuk është një çështjet që do lihet në sirtare, por do ndiqet ligjërisht për të gjithë të përfshirët. Kjo është detyra ime personale dhe stafit të Ministrisë dhe do ti shkohet deri në fund. Do çoj dosjen në SPAK. Kemi dy muaj që i kemi shkuar deri në rrënjët e fundit, deri aty ku është ngjizur kjo skemë. Dosjet janë gati”.

Zero tolerancë kush abuzon me detyrën, u tha punonjësve ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA