Video/ Hajduti ndalon për të hapur një shishe ‘Prosecco’ gjatë grabitjes së barit në Britani (fotot)

30/05/2024 17:46

Pamje ‘shokuese’ janë publikuar nga policia e Essex në Britaninë qendrore, teksa kërkojnë të identifikojnë një grabitës që hyri me thyerje në një bar të zonës për të vjedhur.

Burri që duket ose i pirë ose i droguar mezi mban ekuilibrin, por arrin të mbledhë disa pajisje elektronike, që me sa duket mendon se janë me vlerë.

Ai më pas kap një shishe vere të gazuar dhe me kuriozitet nis të hapë kapakun me tela.

Vjedhësi duket i intoksikuar dhe nuk humbet shume kohe me shishen, para se të largohet duke tërhequr me vete kabllot e pajisjeve që ka rrëmbyer.

Video e policisë është bërë virale në rrjet për gjestin e padenjë të autorit, teksa sjellje te tilla të papërgjegjshme shihen gjithnjë e më shumë në vendet e botës 3 vitet e fundit.

FOTO GALERI
1/3
Ai më pas kap një shishe vere të gazuar dhe me kuriozitet nis të hapë kapakun me tela.

Top Channel