Deputeti Ervin Salianji u përplas në studion e Top Story me analistin Lorenc Vangjeli, duke i thënë se beson më shumë që ai është adoleshent në disa raste, sesa qeverinë që do të luftojë korrupsionin.
Salianji: Unë besoj që je më shumë adoleshent vende vende, se sa te fryrja e qeverisë që lufton korrupsionin
Vangjeli: Qëndrojmë këtu qëndrojmë këtu…
Salianji: Madje jeni aty aty për mburrje, si ju si qeveria. Thatë që duhet 94 vota për të ndryshuar dhe nuk e dimë mirë në
Vangjeli: E kisha për kushtetutën, mendova se e kuptoni
Salianji: Ju thoni që cili është thelbi i reformës që e keni mbrojtur dhe e mbroni. Ky thelb është që politika të mos ketë punë me institucionet e reja të drejtësisë. Janë krijuar kaq shumë sa mos keni influencë. Të dalë Edi Rama dhe të thotë që po ka kaq shumë korrupsion, sa më kanë arrestuar disa ministra, SPAK duhet të arrestonin dhe nja 10 të tjerë, atëherë po paska një përpjeke për të luftuar korrupsionin’.
Vangjeli: Po refuzon atë gjë që e duan të gjithë, po nuk ia mban fundshpina askujt…
Salianji: Për të folur me gjuhën e Lencit, kjo rezolutë është orgji institucionale, çfarë ka në këtë vend, merri bëji sallatë dhe thuaj ‘ne jemi kundër’.
Top Channel