Kryeministri sllovak Robert Fico u transportua në Bratislavë të enjten për të vazhduar rikuperimin pasi u qëllua disa herë dy javë më parë, deklaroi një zëdhënëse.
Fico u qëllua disa herë më 15 maj ndërsa po përshëndeste mbështetësit pas një takimi të kabinetit në qytetin qendror të Sllovakisë, Handlova.
Sulmi ndaj tij u konsiderua atentat atentat nga autoritetet dhe ia doli të mbijetojë vetëm pasi iu nënshtrua menjëherë një operacioni pesë-orësh në spital.
Sulmuesi i dyshuar, i identifikuar nga mediat lokale si poeti 71-vjeçar Juraj Cintula, është akuzuar për tentativë vrasjeje me paramendim dhe është lënë në paraburgim.
“Robert Fico u transportua nga spitali ynë drejt Bratislavës në orët e mbrëmjes,” deklaroi për AFP zëdhënësja e spitalit të Banska Bistrica.
Ndërkohë autoritetet e sigurisë sllovake kanë refuzuar të saktësojnë se në cilin prej spitaleve ndodhet aktualisht Robert Fico. Nuk u bë e qartë menjëherë se në cilin spital të kryeqytetit u transferua.
Drejtoresha e spitalit të Banska Bystrica, Miriam Lapunikova, kishte thënë më herët se Fico dëshironte “të vazhdonte shërimin e tij në kujdesin shtëpiak”, por kjo ishte refuzuar për momentin, sepse do t’i duhet ende kujdes mjekësor intensiv.
Top Channel