Tre afro-amerikanë padisin kompaninë ajrore që i kërkoi të zbrisnin ‘prej erës trupore’ (fotot)

30/05/2024 18:10

Tre burrat nuk e njihnin njeri-tjetrin dhe ishin ulur në vende të ndryshme të avionit, kur sipas padisë, iu kërkua të zbrisnin pas një ankese për ‘erë te rende trupore’.

At tani po padisin kompaninë ajrore për diskriminim racor.

Tre pasagjerët në fjalë ishin urdhëruar të zbrisnin për pak kohë nga avioni i linjave American Airlines – bashkë me pesë njerëz të tjerë gjithashtu me ngjyrë, sipas padisë së ngritur dje.

Ata thanë se u ishte thënë të zbrisnin nga avioni që pritej të ngrihej nga Phoenix pasi një stjuardesë ishte ankuar për erën trupore.

Por burrat thanë se ishin shënjestruar vetëm prej racës së tyre.

Kur u bë e qartë që nuk kishte avionë të tjerë për në New York atë mbrëmje, linjat American Airlines i lejuan atyre të ngjiteshin përsëri ne avion, sipas padisë.

Incidenti shkaktoi rreth një orë vonesë.

“Kompania American Airlines mori ankesën për një pasagjer me ngjyrë që kishte erë trupore ofenduese, por nuk arriti të verifikonte ankesën, prandaj zgjidhja ishte të dëbonim tetë pasagjerë me ngjyrë,” thotë avokatja e tyre Susan Huhta.

Linja ajrore tha se i merrte seriozisht pretendimet:

“Ne i marrim seriozisht pretendimet për diskriminim dhe përpiqemi që klientët të kenë gjithmonë një eksperiencë pozitive në fluturim. Çështjen po e hetojmë pasi pretendimet nuk përputhen me parimet tona të punës”.

FOTO GALERI
1/3
Tre burrat nuk e njihnin njeri-tjetrin dhe ishin ulur në vende të ndryshme të avionit, kur sipas padisë, iu kërkua të zbrisnin pas një ankese për ‘erë te rende trupore’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA