Këngëtarja dhe aktorja me famë botërore, Selena Gomez, ka pohuar se dëshiron të bëhet mama së shpejti.
Deklarata vjen pasi partneri i saj, tekstshkruajtësi Benny Blanco, u shpreh në një intervistë se planifikon të martohet dhe të këtë një fëmijë me bukuroshen 31-vjeçare. Këngëtarja ka deklaruar gjithashtu se kjo ka qene në planet e saj prej vitesh.
Ajo tha gjatë një interviste se kishte menduar të adoptojë një fëmijë edhe nëse nuk do të kishte gjetur partner pasi për të në atë kohë për të, të gejje të duhurin ishte e vështirë.
“Unë isha vetëm për pesë vite dhe u mësova shumë me këtë fakt. Shumë njerëz kanë frikë nga të qenit vetëm dhe unë ndoshta e kam torturuar veten në kokën time për dy vjet vetëm, dhe më pas e pranova disi. Më pas bëra një plan, që ishte që do ta adoptoja në moshën 35 vjeçare edhe nëse nuk do të kisha takuar askënd,“-tha ajo.
Selena Gomez dhe Banny Blanco nisën romancën e tyre në fillim të dhjetorit të 2023 dhe më pas e bënë publike në rrjetet sociale ku këngëtarja postoi një unazë të cilën ai ja kishte bërë dhuratë. Pas dramës mes Justin Bieber Gomez duket se ka nisur një romancë në të cilën ndihet e lumtur dhe nuk le rast pa e ndarë edhe me fansat e saj në rrjetet sociale.
Top Channel