Julian Deda i ftuar në “Ftesë në 5”, tregoi disa detaje më shumë për lojën e tij në Big Brother VIP, dhe se si e sheh ai nga jashtë.
I cilësuar si një lojtar strateg dhe i fortë, ai nuk mundi të marrë dot trofeun, në një përballje finale me Egla Cenon.
Teksa u pyet se si ndihet për faktin që doli i dyti në garë, ai thotë që është i mërzitur, por jo i zhgënjyer, pasi sipas aktorit ka fituar dashurinë e publikut.
“Kur shkon në atë pikë je gjysmë hap larg fitores. Jam i mërzitur, por jo i zhgënjyer. Do doja ta fitoja, por kam dalë në rrugë, kam përshëndetur njerëz, më kanë folur. Nuk më ka munguar ky raport me publikun, por më kanë njohur në gjithë ngjyrat e mija, edhe kur nuk bëj humor. Nuk fitova 100 mijë euro, por fitova dashurinë e njerëzve”, u shpreh Juli.
Artisti komentoi edhe videon virale të djalit të tij, i cili gjatë surprizës së tij në shtëpinë e BBV, i dha një porosi, duke i thënë: ‘je duke i lënë shumë me fol këta’, mesazh i cili Juli thotë që nuk është ndikuar.
“Fjalia që më tha nuk më vuri në mendime, nuk kam dashur asnjë sinjal nga jashtë. Më kanë ardhur katër helikopterë nga jashtë, nuk i doja. Kisha idenë se do më ngatërronin, më shumë se më ndihmonin. Ajo që më tha çuni ishte sinjal nga jashtë, nuk e kam konsideruar këtë lojë që duhet të flasësh pa pushim, të bësh zhurmuesin. Romeo e bënte shumë shpesh këtë që nuk të linte të flisje, edhe unë e kam bërë”, u shpreh ai.
Top Channel