Foto Ilustruese

Një 14-vjeçar është shoqëruar në polici pasi dyshohet të jetë autori i një plagosjeje me thikë.

I mituri me iniciale S. J., rreth orës 21:30, në lagjen “Popullore” të Shijakut, plagosi për motive të dobëta shtetasin R. K, 20 vjeç.

I riu, i plagosur, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

14-vjeçari  është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA