Pesë vite pas skandalit të puthjes së Tristan Thompson me partnerin e motrës, Kylie Jenner fal shoqen: Ne jemi mirë, flasim…

30/05/2024 19:41

Motra e vogël e Kardashjaneve, Kylie Jenner, së fundmi ka pranuar se mes saj dhe Jordyn Wood kanë rregulluar marrëdhëniet pas 5 vitesh nga skandali i puthjes së Wood dhe Tristan Thompson.

Ajo i ka pohuar të motrës se janë sërish mikesha. Në episodin e fundit të “Keeping Up With Kardashians” ajo i tregon Khloes se është takuar me Wood në Javën e Modës në Paris. Ajo gjithashtu ka deklaruar se ato i kanë dhënë fund zënkave mes tyre dhe mbeten mikesha pavarësisht se nuk shoqërohen dhe flasin çdo ditë bashkë.

“Ishte argëtuese. Unë mendoj se kemi një distancë të shëndetshme në marrëdhënien tonë. Mendoj se flasim një herë në muaj. Njerëzit e dinë që ne jemi mirë dhe askush nuk po flet më për këtë tani,”-tha Kylie.

@kardashfanss Kylie and Jordyn are still friends #kyliejenner #jordynwoods #kardashians #khloekardashian #thekardashians ♬ original sound – Kardash Fanss

Mikeshat patën zënka të shumta pasi Wood puthi sportistin, Tristan Thompson, ish-partnerin e motrës së saj, Khloe, ndërkohë që fotot bën xhiron e rrjetit në vitin 2019. Khloe bëri fajtore Wood për përçarjen e familjes së saj, por në vitin 2023 ajo deklaroj se gjithçka ka marrë fund dhe nuk ka më asnjë hatërmbetje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA