“Nuk prish punë për dy javë”/ Sula: Para se të votoni Komisionin Antikorrupsion, të raportojnë këtu institucionet e drejtësisë

30/05/2024 13:50

Deputeti Dashnor Sula kërkoi që projektvendimi për Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion të tërhiqet dhe fillimisht në Kuvend të raportojnë institucionet e drejtësisë.

Sula: Kërkoj të tërhiqet ai projektvendim, ka të bëjë me raportimin e institucioneve të pavarura, sidomos ato të sistemit të drejtësisë, që kanë raportuar në Komisionin e Ligjeve dhe një ndër pikat e diskutimit, u tha në Komision që në përmbushje të detyrimeve të lëna nga 2023, e kishin të pamundur t’i plotësonin të gjitha rekomandimet për shkak të kohës. Unë mendoj që do ishte normale që të gjitha këto institucione të raportonin në Kuvend dhe më pas ky komision që ju e keni kaq përzemër, nuk besoj se prish punë dhe dy javë që nuk u votua komisioni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA