Kritikja opozitare Rwigara dorëzon kandidaturën për zgjedhjet presidenciale në Ruanda (fotot)

30/05/2024 19:05

Diane Rwigara, kritikja e njohur e presidentit autoritar të Ruandës, Paul Kagame’, dorëzoi sot formalisht kandidaturën për zgjedhjet presidenciale dhe të përgjithshme të korrikut.

42-vjeçarja drejtuese e partisë “Lëvizja e Shpëtimit të Popullit” ishte skualifikuar për të kandiduar në zgjedhjet e 2017.

“Tani do të nisë një kapitull i ri  për Ruandën, së bashku do të bëjmë historinë, bashkohuni me mua teksa kandidoj për presidente”, shkruante Rwigara në një postim.

Ruanda është udhëhequr ‘de facto’ nga Kagame që prej fundit të konfliktit gjenocid të 1994, ndërsa më 15 korrik mban zgjedhjet e përgjithshme dhe presidenciale.

Për fat të keq disa ditë pasi njoftoi kandidaturën e saj, foto nudo të Rwigara u shfaqën në rrjet. Ajo u shpreh se imazhet ishin manipuluar me qëllim ‘ta bënin të heshte.’

Rwigara u ndalua të merrte pjesë në zgjedhjet e 2017 me akuza falsifikimi të firmave. Më pas ajo u arrestua dhe u mbajt një vit në burg para se të lirohej në 2018.

Rwigara është bija e Assinapol Rwigara, industrialist dhe më parë donator i rivalit Kagame para se të distancohej nga partia e tij.

Përveç Rwigara, Kagame përballet me dy kandidatë të tjerë në zgjedhje — Frank Habineza i partisë së gjelbër, dhe i pavaruri Philippe Mpayimana./AFP/

FOTO GALERI
1/3
Diane Rwigara, kritikja e njohur e presidentit autoritar të Ruandës, Paul Kagame', dorëzoi sot kandidaturën për zgjedhjet presidenciale

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA