Robert Rakipllari, Drejtori i Informacionit në Top Channel, i ftuar në Top Story, kundërshtoi deputetin e opozitës Agron Gjekmarkaj, për refuzimin e votimit për miratimin e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion.
Pasi deputeti u shpreh se opozita refuzoi dhe nuk e konsideroi këtë miratim, Rakipllari i tha se në vend të kësaj, duhet që ta kishin denoncuar, pasi sipas tij është një përpjekje reale për të frenuar SPAK.
Gjekmarkaj: Mosvotimi është moskonsiderim jo abstenim. Ne nuk po marrim pjesë, por të bësh marrëveshje me kundërshtarin nuk është tabu po të ishim jashtë shtetit, nuk do ishte, por 11 vite një marrëveshje që ka bërë me opozitën është për ta bërë pis. Të njëjtën gjë po bën edhe tani, me një hartim të tillë
Rakipllari: Nuk është hartim, është një synim. Synimi është për të frenuar SPAK. Një përpjekje reale për të frenuar SPAK, opozita duhet ta denoncojë dhe jo të abstenojë. Opozita se bën dot sepse e quan SPAK një organizatë kriminale.
Gjekmarkaj: Kemi mbajtur qëndrim politik Nëse bëhet fjalë për Sali Berishën ka të gjithë të drejtën të quhet i tillë, sepse është arrestuar pa asnjë akuzë dhe pa asnjë rrezik.
Rakipllari: Të flasë përtej vetes së vet. Interesi i publikut është SPAK po i shërben vendit apo jo? Të ketë një projekt për opozitën.
Gjekmarkaj: Është arrestuar pa akuzë. SPAK gjykohet rast pas rasti, mund të veprojë mirë ose jo. Qenia dalluese e kësaj reforme është e të qenurit kooperative. Njeriu që e lidh komisionin e të parit me të dytit, meqë është vetëm një slogan elektoral është një hije e zezë në drejtësi. Nëse përdoret përsëri për të bërë goditje të tjera.
Top Channel