Dy adoleshentët përfshihen në aksident në Vlorë-Zvërnec, plagoset drejtuesi 17-vjeçar bashkë me pasagjeren

30/05/2024 14:20

Një aksident me pasojë dy të plagosur ka ndodhur ditën e sotme në aksin Vlorë Zvërnec.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:40, në aksin rrugor “Vlorë-Zvërnec”, ku automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin D. B., 19 vjeç, është përplasur me një tjetër automjet tip “Benz”, me drejtues një shtetas 17 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar 17-vjeçari dhe pasagjerja në automjetin e tij, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA