U rrah brutalisht teksa çonte fëmijën në kopsht, kush është pedagogu Sokol Mëngjesi. Avokat i Berishës, por edhe i Mërtirit

29/05/2024 12:24

Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua brutalisht mëngjesin e sotëm (e mërkurë) në zonën e ish-Bllokut teksa po çonte fëmijën në kopsht.

Persona të pamaskuar e kanë goditur atë me doreza metalike duke i shkaktuar plagë të shumta në kokë dhe trup.

Sokol Mëngjesi është një nga avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha në procesin gjyqësor të tij teksa po hetohet nga SPAK për kompleksin Partizani.

Por Berisha nuk është i vetmi “klient” VIP i avokatit Mëngjesi. Ai është gjithashtu avokat edhe i Mirel Mërtirit në çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Avokati Mëngjesi, me një CV të pasur, ka drejtuar për rreth një vit Fakultetin e Drejtësisë në pozicionin e Dekanit, deri kur dha dorëheqjen për arsye personale në vitin 2021.

Më parë ka mbajtur edhe pozicione si Kryetar i Këshillit të Profesorëve të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, Këshilltar i jashtëm juridik i Titullarit të Agjencisë së Trajtimit të Pronave ndërkohë që vijon të jetë Pedagog në Departamentin e të Drejtës Penale në Fakultetin e Drejtësisë.

Sokol Mëngjesi ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin “DEMOKRITUS” në Greqi, vend ku ka bërë edhe masterin. Ai numëron një pjesëmarrje të madhe në konferenca, studime dhe prezantime brenda dhe jashtë vendit në fushën e drejtësisë, teksa është edhe autor i disa botimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA