Socialistët miratojnë të enjten Komisionin për reformat, i hiqet bashkëdrejtimi opozitës. Ja kush e drejton nga PS Komisionin e Posaçëm

29/05/2024 10:31

Kryesocialisti Edi Rama pritet t’i besojë ish-ministrit Fatmir Xhafajt atë që ka nisur të komentohet si “Reforma në Drejtësi 2”.

Të kontaktuar nga gazetari i “Top Channel” Muhamed Veliu dy anëtarë të Kryesisë së PS nuk e mohuan drejtimin e këtij komisioni prej ish-ministrit socialist të drejtësisë dhe punëve të brendshme Fatmir Xhafaj.

Komisioni që do të votohet të enjten pritet të mos ketë bashkëkryetar, pasi rezoluta nuk mori asnjë votë nga partitë opozitare. Të vetmit që dolën nga rreshti ishin deputetët Agron Shehaj dhe Dashnor Sulaj që votuan kundër.
Kuvendi miratoi mbrëmjen e 27 majit me 76 vota pro të mazhorancës Rezolutën për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin.

Në lidhje me këtë nismë të ndërmarrë nga qeveria reagoi edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Selia diplomatike e cilësoi propozimin si premtues, duke e mbështetur atë.

“Propozimi për të çuar përpara përpjekjet e Shqipërisë që lidhen me qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit, dhe anti-korrupsionin është premtues. Nxisim pjesëmarrjen e të gjithë shqiptarëve që synojnë të përmirësojnë të ardhmen e Shqipërisë dhe presim me kënaqësi të shohim rezultatet e dala nga një proces transparent dhe bashkëpunues”, thuhej në reagim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA