“Shteti të qepet me 700 breza”, gazetari në “Top Story”: Si nuk e kuptoni çfarë do të thotë të sulmosh një person publik

29/05/2024 22:36

Gazetari Ferdinant Dervishi ka ngritur shqetësimin në Top Story se me sa shumë guxim arritën katër persona të pa maskuar, në mes të Tiranës të sulmonin barbarisht një avokat të njohur.

Ai tha se shteti duhet t’i tregojë qytetarëve se në një rast të tillë kur sulmohet një personazh i njohur, reagimi do jetë shumë i fortë dhe siç tha gazetari, “4 autorëve do t’i shkatërrohet jeta”.

“Kanë vepruar si grup kriminal, e kanë ndjekur se ku shkon gjatë ditës dhe kanë menduar orarin kur çon fëmijën në kopsht. Ajo që më habit, pse shteti nuk e ka atë forcën sa ti diktojë qytetarit që këto histori përfundojnë shumë keq. Kemi rastin e Azem Hajdarit, kur godet shumë lart, do të të qepet shteti me 700 breza.

Ky është personazh publik, nuk ka mundësi mos ta njihnin ata, e dinin shumë mirë, por si ka mundësi që kanë aq shumë guxim. Të pamaskuar, ku e gjetën guximin. Si ka mundësi që ne si shoqëri, shteti nuk i tregon dot qytetarëve të vet që në një rast të tillë, reagimi do jetë shumë i fortë, problemi është që ky njeriu, ata djem e kanë shkatërruar jetën e tyre.

Nëse do akuzojmë shtetin, pse nuk i tregon dot shoqërisë, kujdes mos ndërmerr aventura të tilla.”-u shpreh gazetari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA