Rithemelimi ka paralajmëruar bojkotin e komisionit “Xhafaj”, që pritet të votohet nesër në Kuvend.
Ndërsa e konsideron propagandë të maxhorancës, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi thotë se ata ende nuk dinë objektin e komisionit që pritet të ngrihet.
Sipas tij, votimi i komisionit u fut në rend dite pa asnjë konsultim me opozitën dhe u bë fakt i kryer nga maxhoranca.
Bardhi: Duan ta përdorin për propagandë. Ne nuk bëhemi pjesë e propagandës së Edi Ramës që tallet me këtë çështjen nuk bëhemi. Ne jemi seriozë në luftën kundër korrupsionit dhe do ta bëjmë këtë. Rama bën propagandë, le të vazhdojë, ne do ta përballemi me fakte. Ne do të jemi të vërtetë dhe realë në luftën kundër korrupsionit që është interesi më i madh i qytetarëve. Për çfarë të marrim pjesë? Si mund të vendos unë pjesëmarrjen kur nuk di objektin, nuk e kam personale, nuk do duhet të më bënit pyetje me çfarë Edi Rama bën propagandë. Jemi ftuar për një gjë që nuk e dimë çfarë përmban, është futur në rend të ditës ne e kuptojmë që nuk kanë vullnet, pro duan ta përdorin për propagandë, nuk ka pasur asnjë konsultim, e kanë bërë fakt të kryer ndaj.
Ta tërheqin, të bëjnë çfarë të duan sa kohë e kanë nisur në këtë formë si propagandë dite, si gënjeshtër për t’i hedhur hi sy qytetarëve le të vazhdojnë, ne kemi rrugën tonë, luftë reale ndaj korrupsionit, propozime konkrete për mirëqeverisjen dhe respektimin e shtetit ligjor, por i korruptuari nuk mund të zotohet se do luftojë korrupsionin. Rama ka patur 11 vite në dispozicion për të luftuar korrupsionin, për të garantuar qeverisjen në dobi të qytetarëve dhe jo në dobi të Arben Ndokës. E më thua hajde ulemi me të ngjashmit e Arben Ndokës. Arben Ndoka po të ishte në Kuvend mund të ishte anëtar i këtij komisioni dhe unë mund të kisha përballë një person që ditën diskuton me mua për luftën ndaj korrupsionit dhe në darkë porosiste vrasje. Këtu e ka çuar Parlamentin dhe qeverisjen Edi Rama.
Top Channel