Plani i motivimit, Rama: Administrata nuk është “çerdhe” që punon për të vjedhur dhe që lëvizin lekët nga një xhep te tjetri

29/05/2024 18:14

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në prezantimin e planit të motivimit për administratën publike, ku ka përgëzuar punën e saj, në rrugën e procesit të integrimit në BE.

Rama foli edhe për kritikat ndaj administratës, duke u shprehur se administrata nuk është një çerdhe njerëzish që lëvizin lekë nga një xhep te tjetri që gjithë ditën punojnë si të vjedhin

“Nëse ka një vlerë të posaçme sot ky takim, pas fillimit të procesit që udhëhiqet nga Adea për rienergjizimin e administratës publike, është fakti që sikundër ju e patë, nisma ka një element thelbësor në të gjithë mënyrën si është projektuar, pjesëmarrja juaj në përmirësimin e elementëve në punë dhe që sa më shumë të përmirësohen, patjetër, aq më shumë secili mund të presë nga vetja dhe të gjithë mund të presim nga puna jonë. Në dukje janë gjëra të vogla që njeriu thotë pse nuk janë bërë përpara, por ka gjithmonë vend për përmirësim sepse nuk është ndjekur më parë një praktikë e tillë, shefave që marrin vendime i duken të vogla. E kanë të vështirë ta kuptojnë që numërimi i orës 8 të mos kthehet në jë akt formal të gjëja disiplinës. Dikur kam bërë dëbat një koleg që e kishte fiksim ti kapte punonjësit e dera në orën 8 e një minutë. Eksperienca ime ishte ndryshe, jo vetëm në ministri dhe më pas, gjëja kryesore ishte të ndjerit e punonjësit të ministrisë dhe bashkisë si pjesë një misioni të përbashkët, dhe jo si pjesë e një rutine më një disiplinë formale.

Shumëkush që e dëgjon unë po flas për seksin e engjëjve dhe me siguri do të thoshte s’jeni në vete, për ca flisni sepse jetojnë me idenë e krijuar të një administrate që është një çerdhe njerëzish që lëvizin lekë nga një xhep te tjetri që gjithë ditën punojnë si të vjedhin, është një perceptim i ngritur në mënyrë sistematike vit pas viti, muaj pas muaji, pastaj me ilustrues me shembuj të caktuar keqbërësish në administratë të cilët ku ekspozohen për shkak të drejtësisë përdoret për të thënë se këtu janë të gjithë njësoj, unë nuk do e bëj kurrë këtë fjalim nëse unë vetë nuk do isha i penguar psikoligjikisht që ta vlerësojë administratën tonë publikisht, siç e dinë të gjithë që administrata jonë ka të meta dhe plot boshllëqe për të mbushur nuk është çerdhja ku janë mbledhur djajtë dhe ndodhin gjëra të këqija.

Korrupsioni po luftohet seriozisht, aty ka qenë korrupsioni por flitej nga të katërt anët dhe askush nuk ekspozohej, për këtë arsye tani duke u gjetur para këtij ekspozimi të keqes. Po ndodh diçka e rëndësishme në aspektin e nderit të pjesës dërrmuese të administratës. Do ia dalim sepse kemi brumin dhe do ja dalim sepse këtu ka një ndërthurje shumë të ekuilibruar të eksperiencës me energji të reja. Përmendi Adea që gjithë këto vite nuk e kemi prekur ligjin e shërbimit civil, ishte një inciativë e vështirë, që të ngrihej një administratë e tërë”-u shpreh kryeministri Edi Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA