“Orë kritike për jetën”, eksperti Karamuço tregon për gjendjen e avokatit Mëngjesi: Autorët e goditën edhe pasi ai humbi ndjenjat

29/05/2024 22:16

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço ka treguar në “Top Story” se gjendja e avokatit Sokol Mëngjesi është e rëndë.

Karamuço tha se autorët e goditën fillimisht, më pas avokati u rrëzua dhe humbi ndjenjat, dhe ata vazhduan ta godisnin sërish me sende shumë të forta.

“Është në orë kritike për jetën, një natë e vështirë që shpresoj t’ja hedhim. Është në koma i intubuar, mjekët shpresojnë që ta mundi të keqen. Ka qenë në gjendje të flasë, pastaj ka pasur irritim dhe në mesditë gjendja është rënduar.

Kam parë videon e ngjarjes, nuk debaton fare, e godasin dy tre herë, tenton të futet në pragun e kopshtit, humb ekuilibrin dhe bie, ishte goditje e fortë.

Sendet me të cilat është goditur ishin të forta, ka humb ndjenjat dhe ata kanë vazhduar ta godasin sërish. Asnjë prej kalimtarëve, ishin të frikësuar, vrapuan dhe u larguan”-u shpreh profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA