Ministerial për Arsimin në Tiranë/ Rama: Po shtohet urrejtja ndaj institucioneve demokratike! Dija, arma e së ardhmes

29/05/2024 09:50

Tirana mirëpret sot një tjetër ministerial, atë të Zonës Europiane të Arsimit të Lartë që zhvillohet për herë të parë në rajon.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama falenderoi të pranishmit e veçanërisht Hungarisë dhe Turqinë, të cilat sipas tij, na kanë afruar qasje në Bashkimin Evropian më shpejt se vetë unioni.

“Nuk e di nëse duhet të lexoj fjalimin pasi do të ishte një leksion tjetër i bezdisshëm. Jam i sigurt që s’keni nevojë për leksione të tjera. Do të përpiqem të jem një mikpritës i mirë, së pari duke ju falenderuar që keni ardhur. Jemi përulës që jemi të parët që ju kemi mikrpitur në këtë forum të rëndësishëm. Falenderoj delegacionin nga Ukraina. Falenderoj Turqinë dhe Hungarinë, që kanë ardhur te ne më shpejt se BE, ndërkohë që ne mezi prisnim të kishim qasje në zonën evropiane të arsimit të lartë. Jemi shumë të kënaqur që tashmë kanë ndodhur. Vendet tona mund të jenë pjesë e këtij potenciali, duke paur mundësinë të shfrytëzojmë të gjithë këtë dije të madhe që ekziston. Dëshiroj që për një çast të falenderoj Federica Mogherinin”.

Kryeministri u ndal te rëndësia e zgjerimit të dijes, ndërsa dha mesazhin se e ardhmja duhet të vendosë fatin e të shkuarës dhe jo anasjelltas.

“Ajo që shohim është që urrejtja dhe mosrënia dakord me institucionet demokratike po shtohet gjithnjë e më shumë dhe bazohet në një sistem që e ushqen. Nëse në imagjinatë do të mendonim për konfrontime të brezave të rinj, druaj se brezi ynë është më pak i përgatitur, nëse do të vinte puna për vlerat që ka bota jonë. Ne duhet të vendosim njëherë e mirë se si do ta trajtojmë të shkuarën dhe të ardhmen, e ardhmja po përkufizohet nga e shkuara. Unë besoj se duhet të jetë e kundërta. E ardhmja duhet të kontrollojë të shkuarën. Do duhet të jetë e ardhmja ajo që do të vendosë se cila do të jetë e shkuara për të gjithë ne”.

Vendet europiane marrin pjesë në këtë konferencë ministeriale me qëllim për t’iu afruar vlerave themelore të arsimit, ndërkombëtarizimin, lirinë akademike, autonominë institucionale, dimesionin social dhe përgjegjësinë publike të arsimit të lartë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA