Masat për turizmin në Shkodër/ Autoritetet dhe operatorët kërkuan ndalimin e punimeve në zonat turistike pas datës 1 qershor

29/05/2024 20:31
Foto ilustruese

Masat e marra për sezonin turistik, bënë bashkë drejtuesit vendor në qarkun e Shkodrës.

Në fokus ishte zbatimi i ligjit dhe rregullores së re për ndalimin e punimeve në të gjitha zonat turistike pas datës 1 Qershor.

Në Velipojë nga 55 kontrata të planifikuara për operatorët turistik 32 janë lidhur por për drejtuesit e policisë, problem është mos vendosja e korridoreve dhe zonave të sigurisë.

Por operatorët turistik thonë se shqetësim është mungesa e fuqisë punëtore dhe promovimi jo i duhur sidomos për Velipojën.

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, kërkon një tjetër menaxhim për lumin e Shalës, një ndër perlat e natyrës shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA