Në rendin e ditës të Parlamentit të firmosur nga Lindita Nikolla është futur projektvendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion.
Grupi parlamentar demokrat i drejtuar nga Gazment Bardhi deklaroi në bllok votën kundër.
Gazi: Kemi marrë një vendim që nuk e mbështesim me vite ngritjen e këtij komisioni. Kur ne nuk mbështesim ngritjen e këtij Komisioni dhe nuk japim konsensus sepse s’jemi pyetur si mund të marrim pjesë në një komision siç do Edi Rama.
Demokratet ishin të bashkuar në qëndrim, por mes tyre pati edhe zëra ndryshe sa i takon bojkotit.
Salianji: Qartësisht për mua nuk duhet të këtë asnjë pjesëmarrje në një Komision që u bë në mënyre të njëanshme, u propozua si platformë elektorale nga Edi Rama.
Xhaferri: Për çfarë duhet të marrim pjesë në këtë komision? Që në dite të hënën të miratojmë rezolutën dhe të martën të dalim protestë para Bashkisë, ku është llogjika këtu?
Çupi: Sipas meje asnjë vend që i takon opozitës nuk duhet të lihet bosh, por unë do pranoj çdo vendim të grupit.
Zhvillimet në kampin blu vendosen në pikëpyetje miratimin e ngritjes së Komisionit në seancën e së enjtes.
Top Channel ka mësuar se grupi parlamentar i Partisë Socialiste po shqyrton opsionin e tërheqjes se projektvendimit nga rendi i ditës ndërkohë para seancës plenare është parashikuar edhe një mbledhje e konferencës së kryetarëve që po shihet edhe si një mundësi për të gjetur një dakortësi me opozitarët.
Top Channel