Një 49-vjeçar është ndaluar për shkak të dhunës së shfaqur nga ai në protestën para Bashkisë Tiranë.
Sokol Bushkolaj, banues në Thumanë akuzohet për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë. Ky shtetas është ndaluar dhe më datë 8 maj, në lidhje me protestën e datës 7 maj 2024.
Ndërkohë, në gjendje të lirë u procedua 22-vjeçari K. B., banues në Tiranë.
Në protestën e kaluar para Bashkisë Tiranë, protestuesit kanë hedhur molotov në drejtim të godinës së bashkisë, ndërsa njëri prej mjeteve shpërthyese plasi shumë afër gazetarëve dhe operatorëve, duke rrezikuar jetën e tyre.
Veç molotovit, protestuesit qëlluan me vezë në drejtim të dritareve të bashkisë. Protestat vijojnë prej javësh, pasi një pjesë e opozitës kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Top Channel