Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës zbuloi detaje të reja gjatë një konference për shtyp, në lidhje me sulmin e avokatit Sokol Mëngjesi paraditen e kësaj të mërkure.

Kreu i Policisë së kryeqytetit, Tonin Vocaj, deklaroi se autorët nuk janë të paguar, por kanë lidhje me njëri tjetrin.

Ndër të tjera ai tregoi edhe intenerarin që kanë ndjekur të katër personat që kryen sulmin.

“Autorët nuk janë të paguar kanë lidhje me njëri tjetrin. Pas ngjarjes autorët janë ndarë dhe kanë lëvizur në dy drejtime. Njëri prej tyre ka lëvizur me Audi, 3 të tjerët në drejtime të ndryshme. Ata kanë marrë taksi dhe kanë shkuar drejt zonës së Astirit”.

Autorët janë identifikuar si Romario Tabaku 26 vjeç, Dorian Alia 32 vjeç, Drivald Alia 21 vjeç , Elton Kasaj 33 vjeç. Sipas policisë, Sokol Mëngjesi është goditur për shkak të detyrës.

Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj bën me dije se shkaku i dhunimit ka qenë për shkak të detyrës dhe se lidhet me një proces gjyqësor civil, për një çështje pronësie.

Autorët tha ai nuk ka qenë të paguar, por ata kanë lidhje familjare dhe krushqie me njëri-tjetrin, ndërsa plani mendohet të jetë organizuar një muaj më parë nga Dorjan Alia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA