Protestuesit nxisin qytetarët të ‘kryejnë nevojat’ në lumin Senë para Olimpiadës së Parisit (fotot)

28/05/2024 17:11

Shpirti i protestës duket se është e ngulitur thellë në marrëdhënien e francezëve me qeverinë, prandaj në shprehjen e fundit të pakënaqësisë ndaj administratës Macron dhe kryebashkiakes së Parisit, më shumë se 1000 prej tyre do të përfshihen në një akt ‘te piset’ rebelues kundër qeverisë.

Pas zotimit të qeverisë për të investuar 1.2 milionë euro për pastrimin e lumit Seine para olimpiadës së verës, një iniciativë antagoniste aktivistësh ka vendosur të organizojë “hedhje masive jashtëqitjesh” në lumë në shenjë proteste.

Emmanuel Macron dhe kryebashkiakia e Paris, Anne Hidalgo, kanë premtuar të bëjnë banjë në lumin e Parisit për të provuar se do t’ia arrijnë ta pastrojnë atë nga mbeturinat.

Ndërsa aktivistët me hashtag #JeChieDansLaSeineLe23Juin, e cila përkthehet në ‘Kryej nevojat në Senë në 23 qershor’ ka nisur qarkullimin në rrjetin X prej javës së shkuar dhe shumë pjesëmarrës kanë përcaktuar vendet se ku të bëjmë “aktin e tyre të rezistencës”, shkruan e përditshmja britanike Metro.

Mesazhi shpjegon më tej pakënaqësitë me qeverinë të cilat përmblidhen në sloganin e lëvizjes: “Ata na kanë zhytur në m*t prandaj do të bëjnë banjë në m*tin tonë”.

Postimi që njofton eventin në rrjetin X thotë më tej: “Të dielën më 23 qershor presim shumë prej jush të vijnë të kryejnë nevojën në lumin Seine!’

Mediat sociale janë mbushur me ‘meme’ e ide humoristike në lidhje me kërcënimin.

Një prej më të preferuarave është një imazh i inteligjencës artificiale me tualete të vendosura në brigjet e lumit, ndërsa në një tjetër, presidenti shihet duke qëndruar në një urë i mbuluar me atë që duket si jashtëqitje, shkruan rrjeti Metro.

Protesta vjen mes kërkesave të përseritura për të pastruar lumin Seine, që njerëzit të mund të bëjnë banjë aty sërish siç ishte në kohën e olimpiadës së Parisit në 1900.

Disa evente atletike parashikohet të kryen në lumë në Lojrat Paris 2024, por arritja e pastrimit është një sfidë serioze sipas ekspertëve.

FOTO GALERI
1/5
Aktivistët me hashtag #JeChieDansLaSeineLe23Juin, e cila përkthehet në ‘Kryej nevojat në Senë në 23 qershor’ kane nisur qarkullimin në rrjetin X

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA