Fotot/ Efi Dhedhes merr gjithë vëmendjen në “After Party” të BBV, mahnit me fustanin e bardhë 

28/05/2024 16:58

Efi Dhedhes duket se ka qenë në qendër të vëmendjes në mbrëmjen e djeshme të “Big Brother AfterParty”, pasi shkëlqeu me look-un e saj. 

Bukuroshja ka veshur një fustan të bardhë, të gjatë dhe pak të zbuluar në pjesën e gjoksit, me një formë të pazakontë, ku dilnin në pah format e saj të trupit. Ajo është parë nën shoqërinë e Beniadës, me të cilën ndan një shoqëri prej pak kohësh, por edhe me Riken. Të treja kanë qenë ish banore të Big Brother VIP.

Efi ka befasuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale me setin fotografik, ku nuk kanë munguar komplimentet. Pjesë e festës kanë qenë fituesja e këtij edicioni,  Egla Ceno, finalistët Jul Deda, Heidi Baci dhe Meriton Mjekiqi. Ilnisa dhe Meritoni kanë mbërritur bashkë në festë të dy të veshur me të zeza.

Gjatë festës Heidi dhe Juli janë parë shumë të afërt gjatë mbrëmjes, duke lënë të nënkuptuar se miqësia e tyre e nisur brenda shtëpisë do të vijojë edhe jashtë. Heidi është parë edhe nën praninë e Bora Zemnit.

Në skenë performuan fituesi i edicionit të dytë, artisti Luiz Ejlli, Bardhi dhe Fifi. Kjo festë e kuruar deri në detaje bëri bashkë dhe shumë VIP-a, moderatorë, gazetarë, artistë dhe figura të televizionit dhe rrjeteve sociale.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA